Më shumë se një dekadë që prej nisjes së tij, Festivali i Dritës Sharjah vazhdon të shkëlqejë fort, e këtë vit, hapjen e pati edhe më vezulluese me të gjitha atraksionet turistike dhe objekte të njohura në Sharja, të Emirateve Bashkuara Arabe të veshura me fasha drite e ngjyra verbuese.
Eventi vjetor konsiderohet një kremtim i trashëgimisë kulturore të këtij emirati, dhe një mundësi e mirë për të nxjerrë në pah godinat e monumentet që luajnë një rol të madh në jetën atje. Përmes spektaklit të dritave që zbukurojnë mes të tjerash fasadat e disa prej xhamive më të spikatura të tij, evidentohen edhe më shumë aspekti i tyre estetik, ornamentet dhe detajet arkitekturore.
Mes tyre është Xhamia Al Noor, një pikë qendrore e adhurimit gjatë lutjeve të së premtes dhe Ramazanit, e përfunduar në vitin 2006. Dritat theksojnë motivet dhe materialet e saj të dizajnit islamik, nder te cilat flori, mermer e guaska. Objekte të reja janë përfshirë gjithashtu si Kulla e Sahatit, Kalba e hapur vitin e kaluar nga sundimtari i Sharjah-së, sheiku Al Qasimi.
Me një lartësi prej 60 metrash, kulla është pjesë e një site-i të madh që përfshin 12 shatërvanë. Festivali i Dritës Sharjah u mbajt për herë të parë në vitin 2010 në Dhomat e Tregtisë së Sharjah-së e që prej atëherë, ka vazhduar të organizohet me sukses duke u shndërruar në njërin prej eventeve më të rëndësishmë lokale.
Top Channel