“Ligji është i qartë”/ Provimi i Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet Ambasadori ukrainas, Volodymyr Shkurov gjatë një vizite në Korçë tha se ndodhen në një situatë të ndërlikuar.
Në lidhje me njohjen e Kosovës nga Ukraina, ai u shpreh se do të jetë hapi i dytë pasi të dalin nga lufta.
-Pas pak ditësh është 1 vjetori i luftës dhe jemi duke u përgatitur për përvjetorin. Nga ana tjetër ju e dini qe është propozuar nga presidenti Zelensky edhe formula e paqes me 10 pika kryesore por nga ana tjetër janë edhe divizionet, batalionet që janë duke u përgatitur për të sulmuar. Një situatë shumë e ndërlikuar është aktualisht. Nëse flasim edhe për gjysmën e Ukrainës zona që kanë qenë të okupuara nga rusët tani janë të çliruara. Tani na ngelet edhe një pjesë tjetër për t’u çliruar. Zona e frontit është 1500 km aktualisht, nëse marrim një zonë në tërësi të frontit janë mbi 3000 km është një linjë shumë e gjerë por ne jemi gati të rikthejmë edhe territoret e tjera të Ukrainës.”
Si e vlerësoni rolin e Shqipërisë?
-E kam nënvizuar rolin e ndihmës që ne kemi marrë nga Shqipëria. Na ka mbështetur në shuma aspekte si në nivele bilaterale, si në ato ndërkombëtare edhe si pjesëmarrja e OKB por gjithashtu kam vlerësuar edhe ndihmën nga populli shqiptar i cili na ka mbështetur.
Pavarësia e Kosovës, Ukraina alternativë për njohjen?
– E dimë këtë situatë por Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe pasi të dalim nga kjo luftë mund t’iu rikthehemi temave të tjera. Sot për sot gjëja më e rëndësishme për kë është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr, Kosova do të jetë hapi i dytë.
Top Channel