Autori i disa vjedhjeve në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, çfarë i gjeti policia në banesë

17/02/2023 10:44

Një 32-vjeçar i cili akuzohet si autor i disa vjedhjeve në Lezhë ka rënë në prangat e policisë.

Në pranga ra E. Ll., 32 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak.

Dyshohet se 32-vjeçari është autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA