15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, qytetarët mblidhen për të ndezur qirinj për fëmijët e vrarë gjatë luftës
17/02/2023 15:11
Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë sot, ndërsa qytetarët kosovarë janë mbledhur për të ndezur qirinj për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës.
Ndezja e qirinjve do të bëhet pranë Teatrit Kombëtar në orën 16:15.
Pjesëmarrja e qytetarëve që presin për të kujtuar fëmijët e vrarë është e lartë.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Top Channel