Ka filluar parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë në sheshet kryesore të Prishtinës, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Pas fjalimeve kryesore në ceremoninë shtetërore për Pavarësinë, presidentja Osmani i dha dritën e gjelbër ushtarëve që të fillojnë parakalimin.
Gjatë fjalës së saj, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pritet të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, Osmani tha se ata do të parakalojnë në tre sheshet e kryeqytetit.
“Jemi mbledhur për të festuar një vit tjetër të pavarësisë dhe të lirimit…Kujtojmë me respekt të thellë sakrificën e atyre që ranë heroikisht për lirinë tonë. Jo rastësisht, trupat e FSK dhe Policisë do të parakalojnë në tri sheshe, do të fillojnë tek sheshi ‘Ibrahim Rugova’, pastaj në sheshin ‘Nëna Terezë’ dhe do të vijë këtu te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ për të shkuar te kazerma që mban emrin ‘Adem Jashari’ ”, tha presidentja.
Top Channel