29/12 20:40
Nuk ka siguri në Evropë pa NATO-n dhe e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë është fakti që Europa dhe SHBA janë bashkë në NATO, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbërritjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
”Nëse Putini do të fitonte në Ukrainë kjo do të ndikonte në llogaritë që bëjnë në Pekin”, paralajmëroi ai.
Për faktin se lufta mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve, Stoltenberg kujtoi se negociatat ndikohen nga ajo që ndodh në fushën e betejës dhe se për këtë arsye duhej mbështetje për Kievin në mënyrë që të mundet të shkojë në bisedimet e paqes nga pozicioni i forcës, në mënyrë që të detyrojë Putinin për një paqe të qëndrueshme.
Top Channel