Europa League rikthehet mbërmjen e sotme me sfidat e raundit të 1/16-ve.

“Titanët” europianë do të zbresin në fushë për të treguar forcat. Disa prej klubeve me më shumë histori në futbollin e kontinentit të vjetër do të ndeshen mbrëmjen e sotme për të luftuar për trofeun e Europa League.

Sfida më e fortë e kësaj faze është ajo mes dy “peshave” të rënda, Barcelona-Manchester United, që ritakohem me njëra-tjetrën pas plot 4 vitesh. Barcelona është në top formë, ndërsa kryeson e palëkundur La Liga-n, ndërkohë “Djajtë e Kuq” janë rikthyer në formën e tyre më të mirë, ku javët e fundit njohin rezultate pozitive.

Skuadrat janë vendosur përballë njëra-tjetrës 14 herë, 10 herë në Champions League, 3 herë në ish-kompeticionin Kupa e Kupave dhe një takim miqësor.

Historia është në favorin e katalanasve, të cilët numërojnë 7 fitore, ndërsa “Djajtë e Kuq” krenohen me 3 suksese dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Mes skuadrave italiane, Roma do të përballet në transfertë me ekipin e Salzburg, me Mourinhon që dëshiron një tjetër trofe me “verdhekuqtë”, pas atij të Conference League edicionin e kaluar.

Ndërkohë Juventus, që vjen pas sanksioneve në kampionat, do të ketë përballë në fazën e 1/16-ave francezët e Nantes. Italianët kërkojnë të kenë sukses për të kaluar sadopak momentin e vështirë të klubit, ndërkohë francezët nga ana tjetër kurrsesi nuk do të pranojnë ta startojnë këtë fazë me një rezultat negativ pavarësisht emrit të rëndë të kundërshtarit të tyre.

Ajax do të përballet me Union Berlin, një skuadër që është në super formë. Ajax po bën mirë në kampionat, por nuk ndodhet në nivelin e dëshiruar, ndaj kërkon që në Europa League të jetë sa më i suksesshëm. Ndërkohë Union Berlin nga ana tjetër po kalon një moment shumë të mirë në Bundesliga, duke rivalizuar Bayern Munich dhe këtë moment kërkon ta shfrytëzojë edhe në arenën europiane.

Nëndeshjet e tjera Bayer Leverkusen do të presë Monaco-n dhe Sevilla-PSV-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA