Deputeti Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare për shkak të kaosit të shkaktuar në foltore duke shkulur mikrofonin dhe duke i rënë vazhdimisht bilbilit.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj tha se pas dhënies së masës së vërejtjes ndaj deputetit, ka vendosur përjashtimin e tij nga seanca si dhe heqjen e ditës së punës.

“Deputeti Edmond Spaho, pasi i është dhënë dhe masa e vërejtjes dhe vazhdon ta mbajë të zaptuar foltoren e Kuvendit, vendos përjashtimin e tij nga kjo seancë. Kjo masë do të shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me ndalimin e pagës së deputetit për këtë ditë. Po ju paralajmëroj që do t’ju përsëris të njëjtat masa. Sjellja juaj është përsëritëse. Mendohuni mirë për dënimin që do t’ju rezultojë në finale”- tha Felaj.

Ndërkohë që seanca vazhdon, Spaho ndodhet ende në Kuvend dhe vazhdon t’i bjerë bilbilit në shenjë proteste duke shkaktuar zhurmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA