Punëtorët e bllokuar në Zelandën e Re përdorën frigoriferin për të lundruar në ishullin e përmbytur (video)

16/02/2023 11:42

Pamjet e mediave sociale tregojnë punëtorët e bllokuar nga përmbytjet ndërsa Cikloni Gabrielle goditi Zelandën e Re në fillim të kësaj jave. 

Videoja virale tregon një burrë që përdor një frigorifer dhe dyshek për të lundruar në ujërat në Gjirin e Hawke një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.

Të tjerët u ngjitën lart mbi çati. Ata u shpëtuan me helikopter.

Cikloni Gabrielle ka krijuar katastrofë në Zelandën e Re, stuhia më e madhe në një shekull. Mijëra njerëz janë pa energji elektrike ndërsa 1.5 milion e popullsisë jetojnë në vendet bregdetare.

Mediat lokale më parë kanë raportuar se disa banorë iu deshën të kalonin me not përmes dritareve të dhomave të gjumit për të shpëtuar pasi ujërat përmbytën shtëpitë e tyre.

Pamjet ajrore të rajoneve të përmbytura treguan njerëz të bllokuar në çati në pritje të shpëtimit. Shkalla e madhe e dëmit përfshin pemët e shkulura, dritat e rrugëve dhe shtyllat e përkulura, dhe rresht pas rreshti shtëpish të përmbytura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA