Kultivoi 189 bimë kanabisi në mes të pyllit në Mat, merr fund arratia për 21-vjeçarin
16/02/2023 14:50
Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në Mat pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në Mat.
Në pranga ra 21-vjeçari A. N., 21 vjeç, banues në Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kultivuar 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në vitin 2021.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel