“Katastrofa më e madhe në historinë e aleancës”, NATO-ja nis mijëra tenda në Turqi

16/02/2023 11:06

NATO-ja përgatitet të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Sekretari i Përgjithshëm e aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg,  pohoi se për këtë qëllim janë u ndërtuar streha të përkohshme e në ditët dhe javët në vijim, në vendin anëtar të aleancës do të dërgohen edhe me “dhjetëra mijëra tenda” . Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara, numri një i NATO-s e përkufizoi këtë si fatkeqësinë me të madhe natyrore që është parë në historinë e aleancës.

“Kjo është katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në territorin e aleancës prej kur është themeluar NATO-ja. Ne do të përdorim të gjithë kapacitetet tona strategjike  për të dërguar ndihmë”, tha Stolenberg.

Mbi 41 mijë është bilanci i viktimave të katastrofës në të dy vendet e prekura prej saj. Vetëm në Turqi, më shumë se 50.000 ndërtesa janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë, si pasojë e lëkundjeve të dhunshme të tokës.

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si “katastrofa e shekullit”, tha se më shumë se 13,000 njerëz po marrin ndihmë mjekësore në spitale. Ndërsa numri i të vdekurve është pothuajse i sigurt se do të rritet edhe më tej thonë autoritetet, shumë të mbijetuar të mbetur të pastrehë janë duke luftuar për të përmbushur nevojat themelore, si gjetja e strehimit apo ushqimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA