Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Spanjës pasi është i dënuar me burg nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal në fushën e narkotikëve.
Në pranga ka rënë 30-vjeçari Xhuljano Hajrulla, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi në Spanjë, me vendimin e dates 1 shkurt të këtij viti, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”.
Xhuljano Hajrulla akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe 30-vjeçari dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve.
Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel