Durrës/ Po transportonte me makinë dhjetëra fara kanabis për mbjellje, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

16/02/2023 15:01
Foto ilustruese

Në 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke transportuar me makinën e tij në Durrës dhjetëra fara narkotike gati për mbjellje.

Policia ka ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte D. M., banues në Kullë të Durrësit, me pasagjer 22-vjeçarin F. L., ku ka gjetur dhe sekuestruar farat narkotike canabis sativa,  të cilat do të kultivoheshin në zona të ndryshme.

Gjithashtu për pasagjerin nisi procedimi në gjendje të lirë pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike në makinë.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Durrës / Konstatohet në fazë fillestare një rast i veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalohen në kohë, veprimtari të tjera kriminale në këtë fushë. Sekuestrohen dhjetëra fara narkotike. Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që i transportonte farat me automjet. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, pasi u kap në automjetin që drejtonte i arrestuari, duke konsumuar lëndë narkotike. Në vijim të kontrolleve dhe si rezultat i administrimit në kohë reale të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, evidentuan dhe goditën në fazën fillestare, një rast të veprimtarive kriminale në këtë fushë. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin F. L., 22 vjeç, banues në Kullë, Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues 24-vjeçarin dhe ku ishte pasagjer shtetasi F. L. Si rezultat i kontrollit në këtë automjet, u gjet dhe u sekuestrua, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat do të kultivoheshin në zona të ndryshme. Gjithashtu, në këtë automjet u konstatua shtetasi F. L., teksa konsumonte lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA