24/11 09:11
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot përsëriti ftesën e Kievit për presidentin amerikan, Joe Biden për të vizituar Ukrainën.
Kur u pyet nëse planifikon të takohet me presidentin amerikan së shpejti, Zelensky tha: Presidenti Biden dhe unë takohemi herë pas here. Ju e dini që ne e kemi ftuar Presidentin. Unë mendoj se ai do të jetë i lumtur të vizitojë Ukrainën nëse ka mundësi. Ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm për të mbështetur kombin tonë.
Megjithatë, ai tha se sot ka mjete të ndryshme komunikimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne u jemi mirënjohës atyre për ndihmën e tyre të madhe.”, shtoi Zelensky, shkruan CNN
Top Channel