Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, paralajmëroi publikimin e disa video-incizimeve për skandale.

Me anë të një njoftimi ai bëri thirrje për tu mbledhur ditën e nesërme në Kuvend, pas kërkesës së Kurtit për shkarkimin e kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme.

“Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,

Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi.

Në Qeverinë Kurti 1, Haki Abazi ishte edhe zëvendëskryeministër. Ndërsa sot ai paralajmëron për skandale të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA