Tentoi të vidhte me forcë arkëtarin e Njësisë Administrative Kutalli në Dimal, arrestohet 31-vjeçari

15/02/2023 10:21
Foto ilustruese

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dimal, pasi ka tentuar të grabisë me forcë në në ambientet e Njësisë Administrative Kutalli.

Policia thotë se 31-vjeçari ishte futur me forcë, për të vjedhur në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli, dhe duke kanosur me fjalë arkëtarin, i ka kërkuar atij vlera monetare dhe i ka marrë me forcë çantën e dorës.

Pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare, ai e ka hedhur çantën dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

31-vjeçari A.v., banues në Kutalli, Dimal, akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA