26/11 23:00
Dy të rinj në Kamëz, janë arrestuar nga policia pasi si shpërndanin doza kanabisi, në afërsi të shkollave.
Në pranga kanë rënë, Xhenario Klosi, 23 vjeç dhe Armand Thaçi, 28 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit Klosi i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Thaçi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Top Channel