Me 20 mijë euro të fshehura në makinë, arrestohet në doganën e Muriqanit 37-vjeçari

15/02/2023 10:45

Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap me 20 mijë euro para të padeklaruara që do t’i kalonte përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Shtetasi me iniciale E.M. kishte modifikuar nhjë hapësirë në automjetin e tij për të fshehur paratë. Pas kontrollit, policia ka gjetur shumën prej 20 mijë eurosh, që më pas u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të kalonte në PKK Muriqan, 20 000 euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin që drejtonte, procedohet penalisht 37-vjeçari dhe i sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin E. M.

Nga kontrolli, shërbimet e Policisë konstatuan një hapësirë të modifikuar, me qëllim fshehjen e shumës 20 000 euro të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në PKK Muriqan, pa i deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Kamëz. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma 20 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA