Gratë koreano-veriore që kanë emrin e njëjtë me bijën e liderit Kim Jong-un, urdhërohen ta ndryshojnë (fotot)

15/02/2023 16:38

Disa raportime të çuditshme nga Korea e Jugut thonin sot se qeveria lokale e dy qyteteve të Veriut ka urdhëruar gratë që kanë emrin e njëjtë me “bijën e më të dashurit”, ta ndryshojnë atë në çertifikatat e lindjes.

Korea e Veriut duket se po i ndalon njerëzve të mbajnë të njëjtin emër me atë të bijës së  Kim Jong-un.

Megjithse ka vetëm pak detaje për fëmijën e dytë të liderit komunist Kim Jong-un , Ju Ae besohet se është bija e tij rreth 10 vjeçare.

Raportime të fundit të rrjetit aziatik të financuar nga SHBA, ‘Radio Free Asia’ thonë se regjimi po urdhëron të gjitha gratë e vajzat me të njëjtin emër, ta ndryshojnë atë.

Publikimi thotë se gratë në dy qytete të ndryshme të vendit janë urdhëruar nga qeveritë lokale të ndryshojnë detajet në çertifikatat e lindjes.

Një raportim i përkthyer nga rrjeti The Insider, thoshte: “Ministria e sigurisë në qytetin Jeongju kishte njoftuar të gjitha gratë e vajzat me emër të regjistruar ‘Ju Ae’ për të bërë ndryshimin.”

Disa brime thonin se emri tashmë rezervohet për persona “me dinjitet të lartë”.

Bija misterioze e liderit Kim Ju Ae është e vetmja që është shfaqur në publik, siç ndodhi në fund të vitit të kaluar kur ishte me të atin në një prezantim ushtarak.

Foto të saj janë përhapur nga autoritetet, duke bërë që njerëzit të flasin se mund të jetë pasuesja e mundshme e Kim.

Mediat në Korenë e Veriut e përshkruajnë Ju Ae “bija e më të dashurit”, duke iu referuar liderit.

Mediat koreano-jugore kanë raportuar më parë se Kim ka tre fëmijë – të lindur në 2010, 2013 e 2017.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA