
Dosja ndaj ish agjentit të FBI Charles McGonigal është shndërruar në kryefjalën e politikës në Shqipëri, pas zbulimit të kontakteve të tij të rëndësishme në Tiranë.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story sjell një analizë të detajuar të procesit gjyqësor dhe hapave që do të pasojnë në zbardhjen e plotë të çështjes.
Si po ngatërrohen qëllimisht nga politika aktakuza e lobimit të oligarkut rus Deripaska tek agjenti i FBI, dhe çështja e përfitimit të parave nga shqiptari Agron Neza.
Bizneset në Shqipëri dhe lidhjet e shumëfishta të McGonigal në politikën shqiptare. A kanë përfituar oligarkët rusë nga paratë publike në Shqipëri dhe hetimet e shtrira në vendin tonë.
Ndiqni sonte Inside Story në Top Channel, ora 21:00.
Top Channel