Një burrë amerikan, i cili kaloi gati 28 vjet pas hekurave për një vrasje që ai gjithmonë e ka mohuar ta ketë kryer, i është rrëzuar dënimi në Misuri, SHBA.
Lamar Johnson, 50 vjeç, doli nga salla e gjyqit pas një vendimit të gjykatësit të martën.
Gjykatësi tha se ai veproi pasi dy dëshmitarë kishin ofruar “prova të qarta dhe bindëse” se Johnson ishte i pafajshëm.
Ai ishte dënuar për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994. Marcus Boyd u qëllua për vdekje nga dy persona të maskuar në verandën e përparme të Johnson në tetor 1994. Johnson ka thënë vazhdimisht se ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi sulmi.
Johnson ishte i prekur kur u shpall vendimi, ndërsa mbështetësit e tij filluan të brohoritnin dhe duartrokisnin.
“Kjo është dërrmuese”, tha ai, pasi doli nga salla e gjyqit.
Gjykatësi dha vendimin e tij pasi një dëshmitar kishte hequr dorë nga dëshmia e tij dhe një i burgosur kishte rrëfyer se ai qëlloi Boyd me një të dyshuar tjetër.
Gjatë gjykimit fillestar, Campbell u deklarua fajtor për një akuzë të reduktuar dhe u dënua me shtatë vjet burg.
Top Channel