Pa polici dhe as gjykata ku të drejtohen, serbët në veri të Kosovës kanë mbetur pa shërbime bazike, në mesin e një vorbulle të shkaktuar nga dorëheqja masive e zyrtarëve tre muaj më parë.

Në territor nuk funksionojnë as institucionet lokale.

Media e njohur AFP raporton se ata që duan të divorcohen, blejnë një apartament apo të denoncojnë bashkëshortin dhunues nuk kanë ku të shkojnë.

Nuk ka polici, askush kujt mund t’i drejtohem. Ne duhet të durojmë në heshtje. Nuk ka alternativë”, shprehet Vasilije Milojevic për AFP, një pensionist serb 83-vjeçar që jeton në qytetin verior të Mitrovicës.

Banorët në zonat që folën për AFP thonë se ata janë detyruar gjithnjë e më shumë të kujdesen për njëri-tjetrin në mes të krizës më të re, duke këmbëngulur se situata është shqetësuese, por nën kontroll.

“Fqinjët janë këtu për njëri-tjetrin. Ne kemi edhe qen në oborrin e shtëpisë“, tha Dzelal Kazagiç, 69 vjeç.

Autoritetet në Prishtinë pretendojnë se situata është nën kontroll.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla hedh poshtë idenë e një vakuumi sigurie, duke thënë se qeveria mbetet e aftë të sigurojë “ligj dhe rend”.

“Policia e Kosovës është më funksionale se kurrë atje”, tha Svecla për AFP.Ka vështirësi, kjo është e qartë. Por këto vështirësi po krijohen si rezultat i veprimeve të grupeve kriminale atje, të cilat gjithashtu mbështeten dhe promovohen nga Serbia”.

Për gati 25 vjet, Mitrovica ka qenë pika qendrore e zënkës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lumin që ndan qytetin në dy pjesë, komunitetin e shqiptarëve etnikë në jug dhe ai serb në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA