22/11 13:09
Valencia zyrtarizon pasuesin e italianit Ivan Gennaro Gattuso, i shkarkuar pak ditë më parë.
“Frenat” e ekipit i ka marrë një ish i famshëm i Valencias, Ruben Baraja, i cili do të ketë një detyrë të vështirë: largimin e skuadrës nga zona e rënies.
Trajneri i përkohshëm, Voro Gonzalez, i ka humbur të tria ndeshjet në të cilat ka drejtuar skuadrën. Trajneri 47-vjeçar, i cili si lojtar me Valencian fitoi dy kampionate në vitet 2002 dhe 2004, si dhe një Kupë UEFA, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Mbreti, nuk ka qenë trajner që nga viti 2020, kur u largua nga Real Zaragoza.
Top Channel