Teatri edukativ i kukullave sjell buzëqeshje te fëmijët e kampit në veri të Sirisë (fotot)
23/11 19:25
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Henri Kluge, ka paralajmëruar se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë pas tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.
Ai theksoi se nevojat e të prekurve nga tërmetet po shtohen nga ora në orë.
“Rreth 26 milionë njerëz në të dy vendet kanë nevojë për ndihmë humanitare,” tha Kluge.
“Ekzistojnë shqetësime në rritje për çështjet e reja shëndetësore të lidhura me motin e ftohtë, higjienën dhe kanalizimet, dhe përhapjen e sëmundjeve infektive dhe njerëzit janë në rrezik.”
Më herët, organizata “Save the Children International” paralajmëroi se fëmijët në zonat e tërmetit po preken nga sëmundje të shkaktuar nga uji.
Top Channel