Gonxhe dhe ministri italian i Kulturës nënshkruajnë projektin që do të ndihmojë në përfundimin e Galerisë Kombëtare të Arteve 13/11 20:22
Në mbrëmjen e dashurisë, një koncerti simfonik vokal “O Dolci Baci” do të mbahet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku do luhen ariet më të njohura si “L’elisir d’amore”, “Madama Butterfly”, “Magic Flute”, etj.
Një koncert që vjen si bashkëpunim mes TKOB dhe Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro Vakhtang Gabidzashvili e ndjekur nga talenti i veçantë i solistëve lirik.
Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, atëherë “O Dolci Baci” është një zgjedhje perfekte. Një koncert simfonik vokal, ku “Kupidi i Dashurisë” do të prekë emocionet njerëzore, nëpërmjet arieve më të njohura.
Top Channel