Frika për sigurinë ka shtyrë një organizatë izraelite të ndihmës në kohë emergjencash të pezullojë operacionet e saj të shpëtimit në Turqi.
Grupi United Hatzalah postoi në Twitter pamje të ekipit të tij që ndihmon personelin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke për të nxjerrë një person nga rrënojat pranë epiqendrës së tërmetit në Kahramanmarash gjatë fundjavës.
Vetëm pak pas kësaj, u njoftua se punonjësit e saj kishin marrë një fluturim urgjent për t’u kthyer në Izrael për shkak të një “kërcënimi sigurie të verifikuar tashmë”.
“Mësuam se kishte një nivel real rrezikut për dërgimin e skuadrës tonë në këtë zonë të Turqisë, e cila është pranë kufirit sirian,” tha nënkryetari i operacioneve të grupit në fjalë, Dov Maisel.
“Fatkeqësisht, bëhet fjalë për një kërcënim konkret dhe të menjëhershëm ndaj ekipit izraelit. Jemi të detyruar të vendosim në plan të parë sigurinë e personelit tone”, vazhdon mesazhi i tij. United Hatzalah dërgoi më shumë se dy punonjësish mjekësore në Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.8 të një jave më parë.
Tërmeti ka marrë rreth 30,000 jetë njerëzish në Turqinë juglindore dhe më shumë se 3,500 në Siri, e bilanci i viktimave, fatkeqësisht vazhdon të rritet. Njoftimi i grupit izraelit vjen pas një vendimi të ushtrisë austriake dhe punonjësve gjermanë të shpëtimit për të pezulluar operacionet të shtunën për shkak të frikës së sigurisë.
Grupi gjerman ISAR citoi “raporte për përleshje mes fraksioneve të ndryshme” përgjatë kufirit sirian dhe për të shtëna.
Top Channel