Shpëthimi i fuqishëm i tritolit në Sarandë, dëme në sektorin publik dhe atë privat

13/02/2023 17:43

Tritoli që shpërtheu sot në një hotel të Sarandës shkaktoi dëme të shumta në ambientin përreth.

Kështu bashkia ka evidentuar dëme në sektorin privat dhe atë publik.

Në sektorin publik janë dëmtuar pemë palma dhe ato tetë dekorative, gjithashtu disa bordura janë dëmtuara, ndërsa baza dhe inerte janë hedhur në shëtitore nga shpërthimi.

Në sektorin privat kanë pësuar dëme me thyerje të xhamave, lëvizje të kasave, dëmtime në orendi dhe deri në istalime, në lokalet përreth.

Dëmtime pati dhe në lokalet përgjatë Rrugës së Flamurit, ish Markatua e qytetit, karburanti dhe gomisteria, një supermarket, mobileri e shumë biznese në atë rajon.

Lëvizja në shëtitore është ç’bllokuar nga bazate inertet dhe u pastrua nga zjarrfikëset, duke e kthyer në normalitet.

Ndërkohë hotel “Bizant” në pronësi të Spiro Çabirit është shkatërruar ndërsa nuk ka pasur të plagosur. Dyshohet se shpërthimi ka lidhje me një konflikt midis pronarit dhe ish-ortakët e tij. Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA