“Nuk kam shpresë”, gruaja humb 13 anëtarë të familjes nga tërmeti në Turqi

13/02/2023 18:52

E gjithë bota e Fatima Figenit është zhdukur.

Në një copë toke në qytetin e shkatërruar të Adiyaman, ajo përpiqet të qëndrojë ngrohtë.

Teksa grumbullohet rreth zjarrit me motrën dhe kunatin, ajo liston të vdekurit: “Ka pasur shumë humbje nga familja e burrit tim. Nëna, babai, vëllezërit e motrat, vëllezërit, motrat, kunatat, nipërit, mbesat, na u shemb banesa e familjes, ndërkohë humbën jetën daja, gruaja, fëmija dhe vjehrra. “

Trembëdhjetë nga familja humbën nga rrënojat. Dhjetë fëmijë kanë mbetur jetimë. Ajo na tregon një foto të shtëpisë së tyre siç dukej para tërmetit.

Përtej rrugës tani shtrihen mbetjet e saj, një shtëpi e kthyer në një varr ku vdiqën të dashurit e saj.

“Edhe kur jemi në këmbë, ne ende ndihemi sikur po dridhemi”, thotë ajo.

Në traumë, gjumi është i shkurtër. Rreth tyre, shpëtimtarët me fadroma përpiqen të rimarrin të vdekurit, pasi të gjallët bëjnë ç’të munden për të mbijetuar netët ku temperatura bie nën zero.

“Në ditët e para, ne dëgjuam histori të njerëzve që nxirreshin nga rrënojat, por vdiqën nga të ftohtit”, thotë Fatima .

Moti i ftohtë nuk është sfida e vetme për të mbijetuarit.

“Për mua nuk kam asnjë shpresë, ka mbaruar. Qyteti ka mbaruar,” thotë ajo.

Njerëzit janë larguar tufa nga Adiyaman.

Turqia tani po bën atë që mundet, por nevoja është e madhe. Për shumë njerëz vuajtet janë të pafundme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA