Roland Gazulli 42 vjeç, humbi jetën mbrëmjen e të dielës si pasojë e një aksidenti rrugor, teksa tentoi të kalojë si këmbësor aksin rrugor Lezhë-Tiranë në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Një kalim i tillë edhe pse vetëm pak metra më tutje vijave të bardha i mori jetën 42 vjeçarit.
Mungesa e ndriçimit dhe një kalim i menjëhershëm nga ana e 42 vjeçarit nga hetimet paraprake dyshohet të jetë dhe shkaku për këtë aksident.
Kalime të tilla nga ana e këmbësorëve janë të shpeshta në këtë aks rrugor për shkak të bizneseve të shumta që ndodhen në anë të tij, por jo vetëm në këtë aks rrugor janë dy rrugët kryesore që të lidhin me lagjen “Nën Tereza”.
Për banorët pa siguria shtohet më tepër gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të mungesës së ndriçimit apo sinjalistikës rrugore, e nga ana tjetër shpejtësia tej normave të lejuara në hyrje të qytetit të Lezhës e rrit më tepër pasigurinë për jetën e këtyre kalimtarëve.
Top Channel