Bashkë me seancën plenare, sot në orën 17:00 pritet të nise edhe protesta e opozitës e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa socialistët do të jenë brenda në seancë plenare, demokratët që mbështesin Sali Berishën do të jenë jashtë duke protestuar.

Kjo ka bërë që Policia të shtojë sigurinë në perimetrin e Kuvendit, për të parandaluar incidentet e mundshme. Sikurse duket ne pamjet, në ambientet e jashtme të kuvendit është vendosur një autobot me ujë.

Protesta e ditës së sotme do jetë një ndërthurje mes protestës që do bëjnë deputetët brenda Kuvendit, dhe ata që janë përjashtuar nga punimet e parlamentit, te cilët do të protestojnë jashtë godinës së bashku me mbështetësit.

Kjo protestë nuk do të jetë e vetmja, pasi Berisha paralajmëroi një valë protestash të shtunën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel