Ekskluzive/ Berisha flet për përgjim nga SHBA: Më ka përgjuar Barack Obama

13/02/2023 21:49

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë diskutimit në “Top Story” deklaroi se është përgjuar, gjatë kohës që ka qenë kryeministër, nga presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Berisha u shpreh se në listat e publikuara gjendej edhe emri i tij, njëkohësisht se ata nuk kanë zbuluar asgje sepse ka qenë gjithçka në rregull.

“Harronte që ai institucion, pra mekanizmat e mbikëqyrjes dhe sigurisë, nuk të lejojnë. McGonigal ishte një gjobëvënës. Pra Edi Rama, jo vetëm që e përdori për shkatërrimin e opozitës, por edhe për të flistuar miqtë e tij më të afërt, Tom Doshin dhe Vangjush Dakun. Me një vend mik nuk e bën kurrë. Në çështjet e sigurisë mund të kesh shumë, por kur bëhet fjalë për sigurinë janë udhëheqësit e padiskutueshëm.

Edhe unë jam përgjuar nga SHBA. Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Ka dalë lista. Në listat që u publikuan, nga kryeministrat e përgjuar, ishte edhe emri Sali Berishës. Unë po them pozicionin, prandaj i thoja që ju s’keni asnjë fakt mbi tokë”, u shpreh drejtuesi i PD-së .

Ai deklaroi se lobimi në Shtetet e Bashkuara është proces ligjor por të drejtën për të ta bërë nuk e kanë punonjësit federalë të administratës.

“Ky është një dëm shumë i madhe krijon pasiguri të vërtetë. Përdori fuqinë e atij shteti për të shkatërruar opozitën shqiptare. Marrim çfarë thotë aktakuza, nga zyra e kryeministrit shqiptar me datën 4 janar dhe me datën 16 janar të 2018 shkuan informacione që ia dorëzoi Agron Neza, njeriu që i dorëzoi edhe 225 mijë dollarët. Lobimi në Shtetet e Bashkuara është proces ligjor por të drejtën për të lobuar nuk e kanë punonjësit federalë të administratës. Lobistët janë të njohur, regjistrohen paguajnë taksa japin shpjegime marrin rrisqe, kurse në këtë rast Edi Rama me Gonigal shndërruan agjendinë më serioze të hetimit në institucion privat të Edi Ramës”, shtoi më tej Berisha.

Top Channel