Nuk ka kurrë një moment të gabuar për t’i dhënë lumturi dikujt që e doni, por nëse dëshironi që këtë Shën Valentin të shtoni edhe elementin e surprizës në dhuratën tuaj të radhës, ne kemi mbledhur dhuratat më të mira për këdo në listën tuaj.

Përqafoni traditën me klasikët – qirinj luksoz, buqeta lulesh dhe produkte me cilësi të lartë për kujdesin e lëkurës – ose guxoni shkoni në rrugën e pazakontë me dhurata të çuditshme që mund t’i shijojë personi juaj i rëndësishëm gjatë gjithë vitit.

Shampo dhe kremra ekologjikë

Kjo është ndoshta një nga idetë më të mira të dhuratave të mirëmenduara për ditën e Shën Valentinit për të gjithë ata që duan të bëjnë zgjedhje të ndërgjegjshme për mjedisin. Nëse po mendoni për një set me shampoo dhe kremra organike dhe natyrale, atëherë keni absolutisht të drejtë!

Këto kremra dhe shampoo janë vegane, të certifikuara, dhe pa parabenë, sulfate, OMGJ, aroma dhe kimikate të tjera të dëmshme. Nëse doni të shkoni me këtë dhuratë atëherë zgjidhni ato me aromë freskuese dhe të butë siç janë kremrat dhe shampot me bazë të pemës së çajit të përzier me ekstrakte botanike nga aloe organike, mente, luledielli, gjalpë shea, jojoba dhe rozmarina.

Kaloni nga buqetat tek lulet me vazo! E dimë që buqetat me lule në kompozimet e tyre janë shumë të bukura e plot ngjyra. Por ato jetojnë për shumë pak kohë, pse mos të bëni që dhurata juaj të lulëzojë më shumë se një herë? Ndaj ju sugjerojmë që këtë Shën Valentin të bëni për të dashurin tuaj bimë të veçanta siç janë lule shqiponja, lule shpata, lulet e akullit apo sekulente të cilat përveç bukurisë dhe qetësisë, pastrojnë ajrin në shtëpinë e tyre.

Nëse i dashuri apo e dashura juaj është duhanpirëse dhe ju dëshironi që të bëni një dhuratë që ngel në mendje ne kemi sugjerimin e duhur për ju. Një dhuratë që bazohet në konceptin më të përfolur të momentit, reduktimi i dëmit. Me këtë parim shumë njerëz po ndryshojnë jetesën e tyre, ndaj pse mos ta bëjnë edhe ata. Gjithçka ka të bëjë me faktin që shumë kompani që e kanë përqafuar reduktimin e dëmit si filozofinë e tyre, po krijojnë produkte të bazuar në shkencë dhe teknologjinë më të fundit. Këto produkte siç janë pajisjet e duhanit me ngrohje, arrijnë të eliminojnë djegien, duke reduktuar kështu deri në 95% të toksinave të dëmshme që çlirohen në ajër. Me këtë dhuratë ju i jepni mesazhin të dashurve tuaj, që ata kanë alternativa të tjera të cilat përmes inovacionit shmangin shumë rreziqe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA