Arabia Saudite këtë vit do të dërgojë në hapësirë gruan e parë astronaute

13/02/2023 15:54

Më vonë gjatë këtij viti, Arabia Saudite planifikon të dërgojë gruan e parë astronaute në hapësirë, në një mision që po përgatitet, siç edhe raporton media shtetërore.

Ky vendim po shihet si një përpjekje për të përmirësuar imazhin ultra-konservator të kësaj mbretërie.

Agjencia Saudi Press njofton: “Rayyana Barnawi do t’i bashkohet astronautit saudit, Ali Al-Qarni, në misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023. Astronautët do t’i bashkohen ekipit të misionin të hapësirës AX-2” dhe nisja e tyre do të bëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Ky shtet do të ndjekë hapat e fqinjit të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe, që në vitin 2019 u bë vendi i parë arab që dërgoi qytetarë në hapësirë.

Në atë kohë, astronauti Hazzaa al-Mansoori qëndroi për tetë ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Edhe një shtetas i Emirateve, Sultan al-Neyadi, po ashtu do të udhëtojë drejt hapësirës më vonë gjatë këtij muaji.

Lideri de-facto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka tentuar që të përmirësojë imazhin e mbretërisë, duke shtyrë përpara reforma.

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2017, gratë janë lejuar që të drejtojnë makinën e të udhëtojnë jashtë vendit pa u shoqëruar nga burrat. Po ashtu, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është dyfishuar, nga 17 në 37 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA