Turma të mëdha qensh endacakë lëvizin çdo mbrëmje rrugëve të Shkodrës.
Numri i tyre është shtuar frikshëm gjatë ditëve të fundit dhe i kalon 1500. Nuk janë këlyshë të vegjël por qenë në moshë madhore, prandaj dyshohet se janë sjellë nga bashkitë e tjera.
“Nuk ka një shtim nga popullata e qenve që ka qenë në rrugët e qytetit, por kjo vjen si rezultat i prurjeve nga bashkitë e tjera. Numri i qenve mund ta kalojë numrin 1000”, thotë Alban Sekja, drejtor i Bujqësisë në bashkinë Shkodër.
Rubin Piranaj, është mjeku veteriner që prej 8 vitesh bashkëpunon me shoqatat e ndryshme vullnetare për sterilizimin e kafshëve të rrugës.
“Nuk kanë matrikullin tonë, nuk kanë shenjën dalluese te veshi sikurse e kemi ne në qytetin e Shkodrës. Janë të gjithë të pasterilizuar. Mënyra e konvertimit të tyre në qytet është ndryshe nga qentë tanë”.
Edhe për qytetarët e Shkodrës, kafshët janë kthyer në rrezik.
Top Channel