Kjo që sapo bëmë deri tani, pra vendosja e sensorëve në trup është procesi nëpër të cilin kalon një person që i nënshtrohet makinës së të vërtetës. Në Shqipëri një kompani private ka future Poligrafin.

“Si pajisje kushton shumë pak, por si shkollë kushton shumë. Shkon 5-6 mijë euro specializimi i një eksperti. Specializimi i tyre bëhet në Izrael. Tasti i të vërtetës nuk lejohet nëse peroni nuk jep një deklaratë me shkrim më parë për dakordësinë”, thotë avokati Ndue Pjetra.

“Testin e të vërtetës e kërkojnë më shumë bankat kur rekrutojnë punonjës të besuar në sektorë kyç. Nuk është me detyrim, por ka prioritet ai që dorëzon edhe certifikatën e testit të poligrafit. Një rast është kur ndodhi një vjedhje në një kompani.

4 personat e dyshuar iu nënshtruan testit të së vërtetës. Kemi raste kur gruaja i ka vjedhur lekë burrit dhe e ka pranuar teksa i nënshtrohej provës së të vërtetës. Përsa iu përket tradhtive bashkëshortore pranë nesh janë paraqitur persona nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Janë rreth 16 raste. Në 2 prej tyre gratë sollën burrat për testin dhe në pjesën tjetër ishin burrat që sollën gratë. Një prej tyre u dorëzua gjatë testit dhe e pranoi tradhtinë.

Nëse personi rrahjet e zemrës i kanë shkuar direkt nga 70 në 120. Majde kemi patur raste kur ka kaluar në të kuqe dhe është ndërprerë testi. Një provë vërtetësie kushton nga 100 deri në 250 euro. Nëse makina e të vërtetës futej në Big Brother aty do të zbërtheheshin skemat dhe lojërat e të gjithë lojtarëve brenda”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA