Zona ‘me drita të kuqe’ në Amsterdam nis bastisjet kundër tymosësve të kanabisit (fotot)

11/02/2023 16:50

Tymosja e marijuanës në zonën “e zbavitjeve erotike” të kryeqytetit holandez shpejt do të jetë ilegale në orë të caktuara, sipas rregullave të reja të bashkisë.

Zyrtarët në Amsterdam kanë prezantuar rregullat e reja për “përmirësimin e kushteve në zonën me drita të kuqe të qytetit”.

Ligjet kanë si qëllim të reduktojnë trazirat e shumat e shkaktuara nga turistët, edhe pse këto mund të kenë pasoja negative ndaj bizneseve.

Sipas rregullave të reja që hyjnë në fuqi nga maji, tymosja e kanabisit do të ndalohet në hapësirat publike prej orës 4 pasdite deri në mëngjes, teksa zyrtarët shpresojnë që ky orar të zgjerohet më tej për ta ndaluar dhe në dyqanet e shitjes së marijuanës.

Dyqanet kafenetë dhe pikat e shitjes së pijeve alkoolike ndalojnë shitjen e alkoolit nga e enjtja në të dielë pas orës 16.00, dhe nuk mund ta reklamojnë atë në vitrina.

Rregullat janë kritikuar shpesh si të pakuptueshme nga turistët e komunitetet, ndërsa zyrtarët thonë se kështu mund të sigurojnë qetësi për banorët.

Ata thonë se atmosfera në zonë bëhet veçanërisht “e pisët gjatë orëve të natës” kur shumë njerëz nën influencë të alkoolit e drogave sillen nëpër rrugët kryesore.

Njoftimin e dha lideri kristian-demokrat Diederik Boomsma i cili shprehej i kënaqur nga vendimi, duke insistuar se Amsterdami ka nevojë “të heqë dorë nga imazhi i tij i vjetër si një rrumpallë seksi e drogash”.

“Disa ditë nuk mund të ecësh në qendër pa ndjerë kudo erën e tymit të kanabisit dhe duke parë turistë me sy si ‘zombi’ që mezi sillen rrotull, kjo duhet të marrë fund”, tha ai.

Amsterdami njihët për kafenetë e tij të kanabisit dhe zonën me drita të kuqe, por prej kohësh vendasit ankohen se këto ambjente tërheqin trafikantët e drogave dhe rrisin numrin e krimeve të rrugës.

FOTO GALERI
1/3
Atmosfera në zonë bëhet veçanërisht “e pisët gjatë orëve të natës” kur shumë njerëz nën influencë të alkoolit e drogave sillen nëpër rrugët kryesore.

Top Channel