Tërmeti “fshiu” emrat e fëmijëve! Qindra të mitur të paidentifikuar në Turqi

11/02/2023 13:47

Fëmijët e plagosur në spitalin e qytetit të Adanas janë shumë të vegjël për të kuptuar se sa shumë kanë humbur.

‘Pashë mjekët në njësinë e kujdesit intensiv duke ushqyer me një shishe qumështi një vajzë gjashtë muajshe të lënduar, prindërit e së cilës nuk gjenden’, thotë korrespondenti i BBC, Tom Bateman.

Ka qindra raste të tjera të miturish të paidentifikuar, prindërit e të cilëve kanë vdekur ose nuk po gjurmohen dot. Tërmeti u shkatërroi shtëpitë, e tani, u ka hequr dhe emrat.

Në shumë shtretër vogëlushësh, gjendet etiketa: “Anonime”.  “Ne e dimë se ku u gjet dhe si arriti këtu. Por nuk dimë se kush janë të afërmit e saj. Po përpiqemi të gjëjmë një adresë; kërkimi vazhdon”, shprehet mjekja Nursah Keskin.

Në shumë nga këto raste, fëmijët janë shpëtuar nga ndertesa të shembura në rajone të tjera, por u derguan në Adana sepse atje spitali është ende në këmbë. Në momentin që qendra të tjera mjekësore në zonën e fatkeqësisë janë shkatërruar apo dëmtuar, Adana u kthye në një strehë shpëtimi. Edhe foshnja të porsalindura nga Iskenderuni pas dëmtimit të maternitetit, u dërguan atje me urgjencë.

Zyrtarët turq të shëndetësisë thonë se në të gjithë rajonin e prekur prej fatkeqësisë janë më shumë se 260 fëmijë të lënduar, të cilët nuk kanë qenë në gjendje t’i identifikojnë. Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm pas ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mbërritur në disa zona më të thella, dhe shkalla e plotë e dëmeve dhe të pastrehëve ende nuk është shpalosur plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA