Chelsea koleksionoi të tretin barazim radhazi në Premier League teksa “Blutë e Londrës” u ndalën në derbin e Londrës me rezultatin 1-1 ndaj West Ham.
Në ndryshim nga takimet e së të kaluarës, të besuarit e trajnerit Graham Potter u shfaqën më aktivë në fushë teksa pas sfidës, tekniku 47-vjeçar komplimentoi skuadrën pavarësisht rezultatit ndërsa shtoi se arbitri gaboi në një rast kur të tijtë pretenduan për një 11-metërsh.
“Kishte aspekte pozitive në mënyrën e lojës, më pëlqeu manovra në sulm. Megjithatë, duhet të marrim parasysh se në skuadër janë shumë lojtarë të rinj të cilëve iu duhet kohë për t’u adaptuar me Premier League-n.
Pretendimet për një penallti? Ato janë episode që normalisht duhet të shkojë në favorin tonë, por në këtë moment nuk po kemi as fatin me vete. Kjo është jeta dhe unë nuk do të ankohem për asgjë, mendoj vetëm për të vazhduar punën”, u shpreh Potter.
Top Channel