Mercenarët e Wagnerit rus po punojnë me paramilitarët serbë për të kaluar kontrabandë në Kosovë armë dhe uniforma ushtarake pa stema, tha presidentja Vjosa Osmani për mediat vendase.
Sipas Osmanit, qëllimi i këtij operacioni është të krijojë terrenin një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës. Përgatitjet e pretenduara të Beogradit heqin paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, kur ushtarët rusë, të veshur me uniforma pa stema, hapën rrugën për marrjen e gadishullit ukrainas nga Moska.
“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani. Tensionet mes Kosovës e Serbisë kanë qenë të larta përgjatë gjithë vitit të kaluar. Ata u përshkallëzuan për shkak të targave të makinave, duke nxitur disa serbë lokalë që të bllokonin për 20 ditë rrugët e veriut të banuar me shumicë serbe.
Situata u përkeqësua në dhjetorin e kaluar, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që të lejonte dërgimin e trupave serbe brenda Kosovës. Osmani insiston se Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon duke bashkëpunuar fshehurazi me Wagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën dhe për rekrutimin e serbëve për të marrë pjesë në luftën e Ukrainës.
Sipas presidentes së Kosovës, kjo strategji sekrete për kalimin e armëve dhe municioneve, është zhvilluar prej të paktën 6 muajve të fundit.
Top Channel