Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë 110 imazhet me të spikatura të arkivave historike dhe bashkëkohore të Italisë, të shkrepura përgjatë një shekulli e gjysëm nga 75 fotografët me të mirë të shtetit fqinj, u prezantuan në Shkodër, përmes një ekspozite të çelur nga Instituti Italian i Kulturës.
Kjo ekspozitë i ngjan një lloj vrapimi në realitetin e kohës, duke na sjellë ndryshimet e rëndësishme në histori.
“Koleksioni i ekspozuar sot quhet “Italie” në shumës sepse ngjan me një lloj vrapimi nëpër realitetin e kohës që ndryshon nga veriu në jug me diferencat e tij ku vihen re si pamjet urbane ashtu edhe ato të natyrës së virgjër apo jeta në fshat etj. Edhe mesazhi i këtyre fotografive është pasqyrimi i këtyre diferencave apo ndryshimeve që ka një vend si Italia por që në fund na bashkojnë të gjithëve si një shoqëri me dallime por edhe të përbashkëtat e saj”, tha Alessandro Ruggera – Drejtor i Institutit Italian të Kulturës.
Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, thotë se kjo ekspozite është një privilegj për qytetin por që në krahun tjetër dëshmon edhe lidhjet e hershme mes Shkodrës dhe Italisë.
Ekspozita është e ndarë në tre seksione, Peizazhe, Vepra, Fytyra secila në gjendje të përbëjë në vetvete një rrugëtim ideal gjeografik, historik dhe artistik.
Top Channel