Profesioni ‘më i rrezikshëm në botë’ me qindra të vdekur në vit dhe plagë tmerri mes punëtorëve (fotot)

10/02/2023 16:52

Çmontimi i anijeve është konsideruar prej kohësh si një nga profesionet më të rrezikshme të botës, edhe pse ekspertët kritikojnë dhe ekspozojnë rreziqet e vërteta në një prej industrie më të pakontrolluara e abuzive.

Prej dekadash industria e çmontimit të anijeve ka qenë një nga më të kontestuarat dhe në shumicën e rasteve abuzive e ilegale.

Anije gjigante të kroçerave që mbyllin shpejt jetëgjatësinë e tyre si dhe mjete të tjera të mëdha detare dërgohen në këto impjante të mëdha çmontimi në Bangladesh, Pakistan, Indi e Turqi, ku vazhdimisht copëtohen për metal skrap.

Ky sektor biznesi ka një nga përqindjet më të larta të plagosjeve teksa një person raportohet se humbet jetën çdo javë nga pasiguria në punë dhe mungesa e kontrollit te aktivitetit.

Në vitin 2016 një punonjës në Bangladesh u shtyp për vdekje nga një pllakë e sapo-prerë metali – teksa të tjere raportohet se gjetën vdekjen në të njëjtin kantier brenda disa ditëve, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

Një vit më herët në 2015, një bombul gazi shpërtheu në një kantier çmontimi anijesh në Bangladesh, ku tetë punonjës morën plagë të rënda.

Në një tjetër rast një punëtor ra nga 10 m lartësi në depozitën e zbrazur duke thyer legenin. Megjithse punonjësi u shpëtua disa orë më vonë, ai vdiq pas disa ditësh nga plagët.

Gazetari investigativ Perter Hornung raportonte së fundmi se në Gujarat, Indi, një punonjës u va dhe dy u plagosën teksa çmontonin një anije që më parë i përkiste grupit norvegjez BW Offshore.

Rrjeti news.com.au, shkruan se Glenn Thompson, vizitoi impjantin e Chittagong në Bangladesh në 2015.

Ai thoshte: “Skrapi ishte kudo. Punëtorët nuk mbanin asnjë mjet mbrojtës, dorëza apo këpucë të forta, edhe pse punonin me kimikate vrasëse apo gaze helmuese për prerjet.

“Ata punonin me prerëse gazi në këto superstruktura ku nuk kishte asnjë barrierë sigurie që të mos rrëshkisnin apo të binin poshtë.

Sipas rrjetit Shipbreaking Platform NGO, të paktën punonjës çmontimi anijesh kanë humbur jetën në kantierin e Chattogram, Bangladesh, dhe 33 janë plagosur rëndë vetëm në vitin 2022.

Zyrtarët thonë se 443 anije oqeani janë shitur për skrap te këto kantiere në vitin 2022.

Prej tyre 292 nga çisternat më të mëdha, platforma detare pune apo anije pasagjerësh kanë përfunduar në plazhet e Bangladesh, Indisë e Pakistanin.

FOTO GALERI
1/7
Prej dekadash industria e çmontimit të anijeve ka qenë një nga më të kontestuarat dhe në shumicën e rasteve abuzive e ilegale.

Top Channel