PSG është i fokusuar totalisht në Champions League, që është dhe objektivi kryesor i francezëve. Situata nuk duket më e mira në prag të ndeshjes së parë të 1/8-ve ndaj Bayern Munchen (14 shkurt), teksa Christophe Galtier duhet të bëjë pa Kylian Mbappe.
Në anën tjetër ngriti alarmin dhe Leo Messi. Argjentinasi mungoi në stërvitje së fundmi duke vënë në panik tifozët, të cilët ngritën pikëpyetje për aktivizimin e tij në ndeshjen ndaj Bayernit. Megjithatë, trajneri tregoi se Messi do të jetë pjesë e skuadrës duke nisur nga e hëna, ndërkohë nuk do të rrezikojë në përballjen me Monacon.
“Leo ndjeu lodhje të muskujve dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Monacon. Ai do të bashkohet me grupin të hënën, kaq mund të them për momentin. Në ndeshjen në Monaco (11 shkurt) vendosëm mos ta aktivizojmë për të shmangu çdo rrezik.
Nuk dua më ta dëgjoj fjalën ‘i pasigurt’. Natyrisht që ka ngarkesë, Leo ka patur angazhim impenjativ në Kupën e Botës. Me numrin e ndeshjeve shtohet edhe ngarkesa fizike.
Lidhur me Mbappe, së paku në ndeshjen e parë ai nuk do të jetë“, u shpreh Galtier, i cili konfirmoi mungesën prej 3 javësh të yllit francez. “Për Mbappe nuk kam çfarë të them më tepër. Shëndeti është mbi gjithçka dhe më e rëndësishme është aq ai të rikuperohet plotësisht. Sezoni është i gjatë“.
Top Channel