Konfiskimi i 18 milionë eurove nga SPAK, janë të “Cosa Nostra” që do të pastroheshin në Shqipëri

10/02/2023 19:54

SPAK i kërkoi gjykatës konfiskimin e mbi 18 milionë eurove të transferuara në një bankë në Shqipëri nën emrin e Francesko Zummos, i njohur si anëtar i mafias italiane në Palermo.

Gjatë shpalljes së pretencës, njoftoi zyra e shtypit të SPAK para gjykatës, u tregua skema se si u transferuan paratë e krimit me ndihmën e sipërmarrësit Rezart Taçi. Për  biznesmenin e hidrokarbureve, gjyqtari paraprak e ndau çështjen ku ishin nën hetim edhe shoferi dhe kunatit të tij të angazhuar në këtë skemë të pastrimit të parave. Meqënëse Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, duhet që ai të njoftohet për nisjen e shqyrtimit gjyqësore.

Sakaq, për dy të akuzuarit e tjerë që u implikuan në skemën e pastrimit të parave, SPAK kërkoi dënimin e tyre edhe për akuzat e grupit kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të këtij grupi. Për Artur Ballën, SPAK kërkoi dënimin e tij me 13 vite burgim që sipas SPAK nëpërmjet aplikimit të gjykimit të shkurtuar zbresin në 8 vjet e tetë muaj.

Deklarimi fajtor u kërkua edhe për Bledar Lilon, për të cilin u kërkuan 12 vjet heqje lirie që në finale nëse gjendet fajtor, nga gjykata duhet t’i zbritet një e treta e dënimit, tha prokurori i posaçëm. Zummo dhe ekonomisti i tij Petruzzella, rezulton se udhëtuan drejt vendit tonë me qëllimin për të krijuar kushtet që sollën hapjen e llogarive ku do të transferoheshin paratë. Gjatë hetimeve të kryera në Itali, të dy ata u arrestuan si të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave,  që u konsiderua si një operacion kompleks financiar i kundraligjshëm i shtrirë në disa shtete të Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA