23/12 21:18
Gigio Donnarumma po luan sezonin e dytë me PSG-në. Objektivi i madh quhet Champions League.
Kampionët e Francës dhe titullari i kombëtares italianë nuk e kanë fituar kurrë më parë këtë trofe.
Bayern Munchen është pengesa për kalimin në çerekfinale. “Këtë sezon do të japim gjithçka për të fituar Champions League. Sfidat me Bayernin janë si finale të parakohshme.
“Pas golit të Benzema e lëshuam lojën, të gjithë lojtarët e ulën nivelin e tyre. Nuk ndihem në faj për atë gafë, por i zhgënjyer isha. E përsëris që ishte faull.
Në futboll fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë. Isha i zhgënjyer, por aspak fajtor. Na shkoi keq ajo ndeshje ndaj Realit, tani ka ardhur koha të ndërrojmë faqe”, u shpreh Donnarumma.
Top Channel