Del në shitje super-jahti i gjatë sa një fushë futbolli, me banja turke, sallë kinemaje dhe helipad (fotot)

10/02/2023 16:05

Një superjaht më i gjatë se një fushë futbolli ka dalë në treg së fundmi për më shumë se 340 milionë dollarë.

Mjeti luksoz i lundrimit më shumë se 115 meta i gjatë ka një ekuipazh të përhershëm prej 36 vetësh dhe krenohet me pistën e vet për ulje helikopterësh, sallë banjash turke dhe kinema.

Jahti AHPO, në zotërim të milionerit xhamajkiano-kanadez Michael Lee-Chin, është në shitje për shumën spektakolare të $340 milionëve.

Mjeti i teknologjisë së lartë do të shfaqet në panairin ndërkombëtar të barkave javës që vjen në Miami .

Ai është prodhuar në vitin 2021, dhe tani pritet të arkëtojë $50 milionë më shumë nga sa kishte paguar Lee-Chin për të.

Në mega jaht mund të flenë 16 të ftuar në tetë dhoma, përveç akomodimit për ekuipazhin, pilotët dhe bodyguard-ët e shërbëtorët.

Mes zbavitjeve të mjetit të famshëm përmendet një sauna “kripe e Himalajeve”, një dhomë banjo turke, bari dhe vendet e plazhin pranë ujit.

Mjeti ka gjithashtu tetë barka të vogla shpëtimi, dhe një kimena me 12-vende, shkruan rrjeti TheSun.

FOTO GALERI
1/7
Mjeti luksoz i lundrimit më shumë se 115 meta i gjatë ka një ekuipazh të përhershëm prej 36 vetësh dhe krenohet me pistën e vet për ulje helikopterësh

Top Channel