25/11 16:26
Myrto Uzuni është protagonist i padiskutueshëm me Granadën në këtë sezon të LaLiga 2.
Sulmuesi beratas u bë protagonist në ndeshjen ndaj Tenerifes teksa fitoi penallti në minutën e pestë të pjesës së parë.
Sigurisht nga pika e bardhë u shfaq vetë lojtari i kombëtares i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe në fakt nuk gaboi.
Uzuni goditi me siguri duke shmangur portierin kundërshtar ndërsa konfirmohet lider i Granadës, por edhe lider i renditjes së golashënuesve në kampionat teksa ky ndaj Tenerifes ishte realizimi numër 16-të.
Top Channel