Analisti Artur Zheji ironizoi në “Top Story” protestën që Partia Demokratike do të mbajë ditën e shtunë.

Ai u shpreh se PD-ja po fton demokratët të protestojnë për të shpëtuar ShBA-në nga Edi Rama.

Analisti theksoi se shqiptarët i mbaruan të gjitha punët me Shqipërinë dhe tashmë do të ndihmojnë Amerikën.

Ne kemi një zotëri që është kampion politik shqiptar por nga ana tjetër është non grata dhe i fton demokratët të mbrojnë Amerikën, pasi Rama i futi thikën pas shpine. Ku para disa ditësh tha që Rama ishte marrë, dërguar në një ishull. Çuarjen në grotesk e protestës ose tezave, ne i ftojmë demokratët për të ndihmuar SHBA-në për të shpëtuar nga Rama. Pra mbaruam punë me Shqipërinë dhe jemi gati të bëjmë kryqëzatën çlirimtare për të çliruar SHBA-në”, u shpreh Zheji.

Në kushtet kur kryeministri Rama refuzoi që të jetë për dy javë me rradhë në seancë me opozitën në Parlament për të diskutuar çështjen McGonigal, Partia Demokratike ka zgjedhur t’i shkojë kreut të qeverisë poshtë zyrës së tij.

Të shtunën, Sali Berisha ka thirrur protestën e tij të 4-të kombëtare nga dita kur mori drejtimin e selisë blu. Në këtë proteste, demokratët artikulojnë drejtëpërdrejtë dorëheqjen e Edi Ramës, ndryshe nga protestat e mëparshme ku largimi i kryeministrit për demokratët thuhej se do të vinte vetëm përmes votës.

Dalja në skenë e çështjes McGonigal dhe përmendja e drejtëpërdrejtë e emrit të kryeministrit Rama në akt-akuzën e ish-shefit të FBI, për opozitën është një implikim i rëndë i kreut të qeveirsë shqiptare për të cilën ai duhet të largohet menjëherë. Protesta është parashikuar të mbahet në orën 12:00 këtë të shtunë, teksa të gjithë strukturave të Partisë Demokratike në rrethe i është kërkuar pjesëmarrje sa më e lartë.

Ndryshe nga tre protestat e mëparshme, demokratët nuk kanë përfshirë asnjë element ekonomik në thirrjen drejtuar qytetarëve për të protestuar, pasi për selinë blu protesta do të jetë tërësisht politike për aq kohë sa në dosjen e FBI, emri i kryeministrit Rama shfaqet përmes korruptimit të agjentit të FBI me qëllim shkrirjen e Partisë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA