
25/02 18:48
Shpresa për gjetjen e trupave të gjallë nën rrënojat e pallateve në Turqi vijon të jetë e madhe.
Një 65-vjeçar në Turqi është shpëtuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite nga rrënojat në rajonin e goditur nga tërmeti në Kahramanmaras, Turqi.
Siç shihet edhe në videon në vendin e ngjarjes, poshtë rrënojave ka ende trupa të gjallë dhe po punohet pa pushim për nxjerrjen e tyre.
Kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë dhe shkalla e vështirësisë për të gjetur trupa të gjallë rritet dita-ditës, pasi po kalojnë shumë orë nën rrënoja.
Top Channel