26/12 22:29
Teksa kanë kaluar 72 orë nga tërmeti tragjik në juglindje të Turqisë, ekipi shqiptar i shpëtimit po punon krah emergjencave turke për shpëtimin e njerëzve.
Fatkeqësisht një vajzë është nxjerrë e vdekur mëngjesin e sotëm nën rrënojat e një pallati.
“Një tjetër turp sapo është gjetur. Po punojnë për nxjerrjen e një turpi të një vajze të re 20 vjeçe. Tragjike!”- raporton gazetari Artur Bibe.
Aktualisht kanë kaluar 3 ditë nga tërmeti që la pas mbi 16 mijë viktima në Turqi dhe Siri dhe puna e ekipeve të shpëtimit është e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Për të mbijetuarit nën rrënoja mbijetesa po bëhet ende më e vështirë, nga mungesa e ujit e ushqimit dhe i ftohti.
Top Channel