Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Dy bashkëpunëtorë janë vënë në pranga pasi shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Kështu u arrestua një 27-vjeçar i cili ishte edhe posedues i tyre, dhe një 16-vjeçar pasi ishte bashkëpunëtor i tij.
Policia ka ndaluar këta dy persona në Yzberisht. Gjatë kontrrollit fizik të 27-vjeçarit Musel Kumbria dhe ndaj banesës së tij janë gjetur rreth dy kg lëndë kanabis dhe një sasi dozash kokainë, dy peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet rezulton se Kumbria pasi siguronte lëndën narkotike i ndante në doza dhe më pas i shiste në bashkëpunim me adoleshentin.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Direction”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dozave të kokainës dhe të kanabisit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në pranga dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me të, për të shpërndarë dozat e kokainës dhe të kanabisit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi M. K., 27 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë lokalizuar dhe ndaluar këta 2 shtetas, në Yzberisht. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. K. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një sasi dozash kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. K., pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel